Aplikacion
Kjo, sipas kryedemokratit Sali Berisha, ishte prova se Erion Veliaj kishte urdhëruar nga burgu asgjesimin e çdo dokumenti që lëkund pozitat e tij në betejën e hapur me drejtësinë.
Por, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani i mohoi këto lajme, duke i konsideruar marrëzi .
Sipas saj, Bashkia e Tiranës po ruan me rigorozitet çdo dokument në arkivë.
“Ne, në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga askush që na akuzon pa prova, pa arsye tjetër përveç interesit publik. Kemi parë e dëgjuar lloj çudirash. Përgjigja ka qenë vetëm një, do të vijojmë punën. Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg kamionë me dokumente në mes të ditës, në sy të një zonje që është akuzuar nga Partia Demokratike në trotuarin para bashkisë.
Kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni, as satira, as trishtimi. Ky i fundit është për ata qytetar që nuk e kanë për kusur të mbushen me shpifje dhe trillime.
Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv”, tha Anuela Ristani.