zoom

Aktualitet

Kamionçina përplas motorin, dy persona në gjendje të rëndë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi u përplasën me një kamionçinë. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një motor. Identiteti i tyre i plotë nuk bëhet i ditur deri më tani.

Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas asaj që ka njoftuar policia, të plagosurit janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftim.

Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket në këto pamje, mbetjet e motorit të përplasur janë shpërndarë në rrugë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Zoom.al