zoom

Lajme

“Kam zë si g*mar shqiptar”- Rama i ulet në gjunjë Melonit, dhurata që i bëri për ditëlindje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni festoi 48 vjetorin e lindjes në Abu Dhabi ku mori një dhuratë të papritur.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka dhuruar një shall dhe u ul në gjunjë duke i uruar “Gëzuar ditëlindjen”.

Meloni është përgjigjur duke buzëqeshur: “Duhet të ndalosh”, përpara se të përqafonte Ramën, i cili iu drejtua me termin “motër”.

Rama shpjegoi se shalli me portrete të personaliteteve shqiptarë të shekullit të kaluar është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar.

Më pas kryeministri ia vendosi në kokë shallin si një shami, ndërsa vijoi me batuta: “Unë kam një zë si një gomar shqiptar.”

Rama komentet edhe marrëdhien e saj me miliarderin Elon Musk teksa u dhpreh se: “Musk një rival për mua? Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj.”

Meloni iu përgjigj me një buzëqeshje dhe një koment të shkurtër: “Çfarë personazhi!”

Postime të lidhura