Aplikacion
Ajo tregoi se në fillim ka qenë shumë skeptike dhe dyshuese në lidhje me Olsin, për shkak të moshës dhe kulmit të famës së tij duke menduar se ai nuk do angazhohej seriozisht në marrëdhënien e tyre.
“E para ka qenë pak mosha. Duke marrë pak parasysh moshën e Olsit dhe vendin ku gjendej Olsi në atë moshë. Tani të jemi realist, të gjithë djemtë e përdorin pak mirëqënien e tyre ndoshta për të dalë nga rruga e Zotit. Kisha frikë se ishte goxha i ri dhe kur do t’i shijonte këto vite nëse jo tani. Në fakt ai zgjodhi vetë ta bënte këtë gjë dhe tha mënyra sesi unë e konceptoj shijimin e jetës dhe lumturinë është kjo dhe ti nuk ke të drejtë të më thuash të bëj diçka tjetër, sepse kjo është lumturia për mua të kem një femër sa për 100 të tjera dhe të më lërë të fokusohem tek karriera ime”, u shpreh Egli.
E pyetur nëse kanë plane për të ndërtuar një familje me Olsin, Egli u përgjigj:
“Unë jam me teorinë që momenti kur unë duhet të bëhem nënë duhet të vijë në kohën e duhur. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prioritetin më të madh në jetë të një femre. As karriera, as muzika, as asgjë. Muzika është dashuria ime, por ka dashuri e dashuri mbi muzikën. Në momentin që të vjen mosha dhe momenti i duhur, patjetër që nuk bëj kompromise për asgjë për të ndërtuar familje”.
Gjithashtu ajo tha se ata kanë në plan të martohen, por në një të ardhme të largët.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës