zoom

Lajme

“Kam ndryshuar mendim për Trump, në 2016 isha më i ri”, Rama: Nëse Europa e fajëson për situatën ku është, gabim i tmerrshëm

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë televizionit grek “Mega” është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, referuar deklaratës së tij në vitin 2016 kur u shpreh se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike.

“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.

Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama gjatë intervistës së dhënë në televizionin grek “Mega”.

I pyetur nëse mendon se ka mungesë qeverisjeje në BE, kryeministri Rama tha se kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë.

“Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë”, është shprehur Rama.

Në intervistën dhënë medias greke, Rama e quan kërcënimin më të madh që mund ti vijë Evropës, shndërrimin e tij në të parëndësishëm.

Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se megjithë hapat e ndërmarrë duhet bërë shumë më tepër.

“Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe”, ka deklaruar Rama.

Postime të lidhura