Aplikacion
Në intervistën e dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar se izolimi e ka ndihmuar shumë që të ndryshonte jetën e saj pas 9 vitesh punë pa ndërprerje.
Po ashtu, ajo ia adresoi meritat edhe të dashurit të saj, Shawn Mendes, duke thënë se është mbështetur tek ai në kohët e saj më të vështira.
“Para izolimit jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte i qëndrueshëm. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po kuptoja vërtet se si ndihesha.
Unë vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mirë: ‘Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.
Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua.
Vitin e kaluar kam pasur një terapist të ri, kam përparuar shumë dhe ndihem shumë më mirë”, u shpreh ajo.