Aplikacion
Sipas programit, teksa presidenti do të dekretojë këto ndryshime, pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet edhe Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.
Taulant Balla i lë vendin Ervin Hoxhës, drejtor i IKMT, te Ministria e Brendshme dhe shkon te Ministria e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Kreu i qeverisë kishte njoftuar se Elisa Spiropali do të propozohej për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.
Ndryshimet e Ramës:
-Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën
-Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj
-Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi, Zëvendëson Bledi Çuçin
-Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën
-Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten
-Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin
/ZOOM.AL/
Zbulohen dy moderatorët e Festivalit të Këngës! Prezantuesja rikthehet në ekran pas shumë vitesh