Aplikacion
Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Igor Kolykhayev ka deklaruar se trupat ruse janë në rrugët e qytetit dhe se kanë mareë stacionin hekurudhor, si dhe portin.
Kryebashkiaku është shprehur se në qytet po zhvillohen luftime mes dy palëve dhe se ka shumë njerëz të vdekur, përfshirë ushtarë e civilë ukrainas.
Sipas tij, zyrtarët e qeverisë po përpiqen të largojnë njerëzit ose t’i çojnë ato nëpër banesa, që të jenë të sigurt. Kherson ka një popullsi prej rreth 300 mijë banorë dhe ndodhet mes Mykolaiv e New Kakhovka.