zoom

Aktualitet

“Ka prezencë të orteqeve” – ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Trashësia e borës deri në 50 cm

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri një përditësim të situatës për rrugët ku ka prezencë dëbore dhe ku qarkullimi kryhet me vështirësi.

Problemet më të shumta janë hasur në zonën veriore të vendit, por sipas ARRSH, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Në segmente të caktuara puna, shton Autoriteti Rrugor Shqiptar, vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe prezencës së orteqeve.

Për drejtuesit e mjeteve apelohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

📍Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë 🌨️ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm⚠️

🚜Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi ❄️dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak🚧 pasi ka erë të fortë💨 që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve🦺

⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🛞si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës🛣️

📍Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel❄️vazhdojnë reshjet e dëborës🌨️
🚧Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje🚜për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat🗻
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮