zoom

Bota

“Ka një tension të tmerrshëm për situatën në Kosovë”/ Kryeministrja serbe flet për shëndetin e Vuçiçit: Nuk fle natën!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka zbuluar se presidenti serb, Vuçiç është me grip, prandaj dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Sipas Brnabiç, Vuçiç ka një tension të tmerrshëm prej situatës në Kosovë dhe as pushon, por as nuk fle natën.

Më tej ajo thotë se presidenti serb ka ende stres dhe sistemi imunitar i është dobësuar shumë.

“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Vuçiç është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi. Nuk mendojbse fle gjatë natës. Gjithashtu ka grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht edhe nga stresi” tha Brnabiç.

Related Posts