zoom

Bota

“Ka armë, do të më vrasë”- Telefonata në polici e gruas para se ish-burri t’i merrte jetën

Greqia është tronditur nga vrasja e 36-vjeçareje, e identifikuar si Areti, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti, i cili më pas vrau edhe veten.

43-vjeçari kishte marrë pushkën dhe kishte shkuar në mes të natës në banesën ku jetonte ish-gruaja me vajzën e tyre të mitur.

Ai mësohet se ka telefonuar ish-gruan dhe e kërcënoi se nëse nuk kthehej në shtëpi, do t’i vriste vajzën. Ndërkohë, 13-vjeçarja ka njoftuar të afërmit e saj që ndodheshin një kat më lart duke e mbyllur 43-vjeçarin brenda në shtëpi, sipas informacioneve.

Më pas, viktima është kthyer në shtëpi me makinën dhe 43-vjeçari, në pamundësi për të dalë nga shtëpia e mbyllur, është hedhur nga ballkoni mbi kofanon e makinës dhe ka qëlluar drejt saj pa u menduar. Ndërsa menjëherë më pas ka qëlluar veten.

Mësohet se 36-vjeçarja duke u kthyer në shtëpi ka lajmëruar Policinë. “Unë jam Areti, ai ka një armë, do të më vrasë”.

“Viktima ka telefonuar në polici duke denoncuar se kërcënohej me jetë nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa telefonata e ka përfunduar pa dhënë informacione kontakti dhe vendbanimi, vetëm emrin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se “menjëherë një patrullë policie ka shkuar në banesën e saj, ndërsa në të njëjtën kohë bënte telefonata të përsëritura për të marrë informacione dhe udhëzime të mëtejshme, por askush nuk u përgjigj.”

Njoftimi i policisë:

Viktima ka telefonuar në Drejtorinë përkatëse të Policisë duke raportuar. rrezik për jetën e saj nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa telefonata e mbylli pa dhënë informacione kontakti dhe vendbanimi, vetëm emrin e saj.

Oficerët kontrolluan skedarët e ID-së dixhitale dhe dosjet e çështjes për informacione të mëtejshme rreth telefonuesit, duke gjetur numrin e telefonit të kontaktit dhe adresën e shtëpisë së saj.

Menjëherë një makinë patrulle shkoi në banesën e saj, ndërsa në të njëjtën kohë bënte telefonata të përsëritura për të marrë informacione dhe udhëzime të mëtejshme, por askush nuk u përgjigj.

Brenda pak minutash efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur të vrarë viktimën dhe ish-bashkëshortin e saj.

Njëkohësisht, nga të dhënat e thirrjeve të Drejtorisë së Policisë, nuk ka asnjë telefonat nga familjarët dhe miqtë e viktimës për të denoncuar ngjarjen.

Çdo thirrje që është bërë ka qenë pas plagëve fatale dhe ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar tashmë efektivë të policisë.