zoom

Slider

Juventus zhgënjen me Nanten, Lazio fiton edhe me karton të kuq

Conference League luajti këtë mbrëmë ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave. Lazio vuajti ndaj CFR Cluj, por në fund ia doli të fitojë 1-0.

Ekipi italian e nis keq ndeshjen. Patric del me karton të kuq, pas një ndërhyerje ndaj lojtarit shqiptar Krasniqi. Skuadra e Sarrit ia del të kontrollojë mirë situatën, madje merr epërsinë në fundin e fraksionit falë një lëvizje akrobatike spektakolare të Immobile.

Elseid Hysaj luajti titullar, duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Fokusi tanimë është te ndeshja kthimit, pas pak ditësh.

Në Europa League, Juventus zhgënjen në shtëpi ndaj Nantes, teksa në ndeshjen e parë të fazës 1/16 nuk shkon më shumë se barazimi 1-1.

Në pjesën e parë bardhezinjtë i shpërblen i zakonshmi. Dusan Vlahovic dërgon në festë tifozërinë torineze, pas një asisti të Chiesa.

Francezët do mund të ndëshkonin kundërshtarët në të 60-tën, me Ludovic Blas. Pas golit që vendosi ekuilibrat, ndeshja u bë edhe më interesante, me sulme sa në njërin krah në tjetrin.

Në ndeshjet e tjera, Sevilla triumfoi 4-0 me PSV, ndërsa 2-3 përfundoi Leverkusen-Monaco.