zoom

Sport

Juventus nën presion nga ndjekësit, sfidë e vështirë me Udinezen

Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Udinesen.

“Duhet të rikthehemi te fitorja, përballë kemi një kundërshtar që nuk i meriton pozitat që mban në kampionat. Udinese ka lojtarë të mirë dhe fizik, plus Samardzic. Vlahovic ka një lodhje muskulore dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës, sulmuesit e tjera janë mirë dhe do të më duhet të zgjedh mes Chiesës dhe Yildiz.

Sa i përket Alcaraz, nuk është ende gati për të luajtur titullar. Interi është në një tjetër rrugëtim, dihej që ishin favoritë për kampionatin. Mua nuk më duhej të prisja fitoren e tyre ndaj Romës për të kuptuar sa të fortë janë.

Fitorja e Interit nuk na bën që në fushë të futemi të pamotivuar, madje është e kundërta, tani jemi edhe më të motivuar. Ne kemi si objektiv rikthimin në Champions dhe duhet të rikthehemi të fitojmë nga ndeshja me Udinesen”, tha ai. /ZOOM.AL/