Guardia DI Finanza heton sërish Juventusin, këtë herë për parregullsi në bilance. Bëhet fjalë për një investigim që GdF ka nisur pranë zyrave të klubit ku dyshohet për kontabilitet të rremë.
Kjo ndërhyjre ka të bëjë me disa studio të rëndësishme ligjore në Milano, Romë dhe Torino, ku do të depozitoheshin akte private mes klubeve dhe lojtarëve në lidhje me pagat e këtyre të fundit në dy vitet e Covid.