Aplikacion
“Ke ofertë nga Seria A, nga Premier League, nga Bundesliga, vetëm kaq më thuaj, nuk po të kërkoj emrin konkret. Vetëm më thuaj kaq, po ta lë të përgjithshme”, u shpreh në studion e “Kampionëve”.
“Po, kam disa klube prej të trijave”, u përgjigj ai, duke shtuar se mund të qëndrojë edhe tek Chelsea: “Aty kam edhe kontratën, 4-5 vjet aty. Nëse unë vendos të rri aty, mundem.”
Gjithashtu sulmuesi tregoi se u mërzit që Sylvinho e la në stol, ndërsa zbuloi lojtaret e Kombëtares që kuptohet më mirë.
Armando Broja: Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.
Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli, tregon shoku i skuadrër, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajtja direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.
Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raja e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur.
Si çdo lojtar u mërzita, por respektoj vendimet e trajnerit. Këtë mërzitje duhet ta përdor si benzinë për të bërë mirë. T’i tregoj trajnerit që mund të luaj edhe unë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si ekip. Pas ndeshjes, pamë në telefon që kishim mundësi të fitonim ndeshjen. Patëm shumë raste, e mund të shënonim më shumë gola.