zoom

Lajme

Juristi: Edi Ramës i ka dalë emri në dosjen belge të trafikut të drogës

Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu ka zbuluar një skandal, ku sipas tij rezulton i përfshirë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në SYRITV, Logu tha se kryeministrit shqiptar i ka dalë emri në dosjen belge “Shqiponja e zezë”, ku janë arrestuar dhe 20 persona të tjerë të lidhur me trafikun e kokainës.

“Ka një dosje hetimore për trafik ndërkombëtar të drogës, ku ndër personat e përmenduar është edhe Edi Rama. Përmendet nominalisht kryeministri i Shqipërisë. Nuk ka më shumë detaje sepse procesi gjyqësor atje është ende në zhvillim”, tha Logu.

Deklarata e përfaqësuesit ligjor të Demokratëve vjen në një moment kur qeveria shqiptare ka nisur një “luftë” me mediat italiane, të cilët iu referuan Shqipërisë si një narko-shtet, ku krerët e qeverisë bëjnë pazare direkte me grupet mafioze.