zoom

Aktualitet

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja përdorues i SkyECC, u shpërndante informacione grupeve kriminale të Durrësit

Të tjera detaje janë bërë publike lidhur me arrestimin me urdhër të SPAK-ut të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Mësohet se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit teksa udhëtonte me automjet me shoferin e tij.

Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat “përkrahje e autorit të krimit”, “nxjerrje të sekretit hetimor” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas burimeve për Zoom.al në një hetim të gjatë, në bashkëpunim me autoritetet franceze, gjatë kohës që i arrestuari ushtronte postin e deputetit akuzohet si përdorus i aplikacionit SKY ECC, ku pretendohet se ka shpërndarë sekrete dhe informacione për personazhe të grupimeve kriminale në Durrës.

Së bashku me ish-deputetin socialist është arrestuar edhe një person i dytë, Ahmet Masha, i afërt me Çyrbjan. Ndërkohë një tjetër është i shpallur në kërkim me masën “Arrest me burg”.