zoom

Aktualitet

Jurgis Çyrbja në komisariatin në Durrës, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja ndodhet në Komisariatin e Durrësit dhe pritet të transferohet sonte në Tiranë.

Ndërkohë pas arrestimit të tij, policia dhe agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në Shijak.

Sipas burimeve për Zoom.al Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Në një hetim të gjatë, në bashkëpunim me autoritetet franceze, gjatë kohës që i arrestuari ushtronte postin e deputetit akuzohet si përdorus i aplikacionit SKY ECC, ku pretendohet se ka shpërndarë sekrete dhe informacione për personazhe të grupimeve kriminale.

Prokuroria e Posaçme informon se ndaj socialistit janë ngritur 3 akuza: “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Së bashku me ish-deputetin socialist është arrestuar Ahmet Masha. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë pasi është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Ndërkohë një tjetër është i shpallur në kërkim me masën “Arrest me burg”.