Aplikacion
Yjet e tre filmave të fundit “Jurassic World”, Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard, thanë se fakti që aktorët veteran, Laura Dern, Jeff Goldblum dhe Sam Neill, iu bashkuan atyre në projektin e ri kinematografik, ishte një eksperiencë e veçantë dhe e paharruar për ta.
“Po ashtu e bëri këtë një eksperiencë shumë reale. Edhe unë u emocionova që isha pjesë e projektit për shkak se po aktroja në ekran krahas yjeve Laura Dern dhe Sam Neill”, tha Howard.“Ne gjithmonë kemi shpresuar që ata do të pajtoheshin me gjërat që i kemi bërë me filmat ‘Jurassic World’. Por, fakti që ata na janë bashkuar në këtë projekt mund të them se është vlerësimi kryesor që mund ta merrnim. Kjo është vërtetë fantastike”, shtoi Pratt.
Ndër vite janë realizuar gjashtë vazhdime të filmave me dinozaurë, përfshirë këtu projektin e fundit, ngjarja e së cilit zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në “Fallen Kingdom/L.K
/Zoom.al