zoom

Stil

Julian Deda thumbon Luiz Ejllin: Nuk je mirënjohës, veprove me standard të dyfishtë

Përfshirja e Luiz Ejllit në politikë, duke mbështetur hapur Benet Becin, ka sjellë reagime të shumta në publik.  Mesa duket aktori Julian Deda nuk e shikon me shumë simpati këtë lëvizje të fituesit të “Big Brother Vip”.

I pyetur se “si e lanë Luizin të ikte nga gjiri i PD-së’, aktori tha se bëhej fjalë për një standard të dyfishtë nga ana e këngëtarit, ndërsa shtoi se këngëtari në fillim duhej të ishte treguar mirënjohës ndaj personave falë të cilëve gjeti punë në pozicion të lartë në Paris.

Deda iu referua deklaratës së Luizit në shtëpinë e BBV, ku tha se Beci ka qenë një ndër personat e vetëm që e kanë ndihmuar atë në momente vështirësie.

“Ne nuk mbajmë njeri me zor. Ai e ka quajtur mirënjohje, unë e quaj standard të dyfishtë. Nëse ti do të jesh mirënjohës ndaj një personi që të ka bërë nder së fundmi, duhet të jesh mirënjohës edhe ndaj gjithë atyre personave që të kanë bërë nder gjatë jetës tënde.

Nëse thua që ja di për nder Benet Becit, duhet të shprehesh mirënjohje edhe ndaj personave falë të cilëve ishe në pozicione të larta pune në Paris.”-u shpreh Julian Deda në një intervistë në Top Albania Radio. /zoom.al/