Aplikacion
Ai tha se në periudhën e pandemisë i ati ishte me Covid dhe nuk dëgjonte që të shkonte në spital në Tiranë, pasi kishte frikë se do e mbysnin, por e ka çuar në një spital privat me zor.
“E kaloi shumë keq, nuk kishte se çfarë të bënte më sepse ai s’donte të vinte as në Tiranë se thoshte më mbysin. Qëndroj 9 dit në shtëpi, 4 ditët e fundit me 40 temperaturën, i hypi mushkëria deri në… E kam marrë me zor me ambulancë dhe e kam sjellë tek një spital privat, nuk doja ta çoja në shtet sepse thash me e çu në shtet e vrava para kohe”, tha ai.
I mërzit, aktori u shpreh se ka bërë çdo gjë që Zefi mos të vdiste por kësaj të fundit nuk kishte se çfarë ti bënte pasi ishte një sëmundje e pashërueshme, ndërsa tha se e ka vuajtur shumë duke e shikuar prindin duke ikur dhe mos të kesh se çfarë të bësh.
“Kam bërë çdo gjë që ai mos të ikte, por kësaj të fundit nuk i bëja dot gjë se ishte kancer. I doli një kancer në stomak, ne i ka kemi zbuluar para një viti edhe 3-4 muaj i kanë dhënë. Ka vuajtur shumë 2 muajt e fundit dhe vetëm pozitiviteti i tij e ka mbajtur gjallë.
Është shumë e vështirë që të shikosh prindin duke ikur dhe s’ke çfarë të bësh. Ditë e parafundit më tha mua dhe Marios ‘a po më jepni pak frymë more burrë’, se nuk merrte dot frymë dhe i thash hape gojën more bab se të jap unë”, u shpreh Juli. /ZOOM.AL/