Aplikacion
Teksa banorët ishin vënë përballë sfidës për të mos reaguar, për Julin u vendos një mesazh nga djali i tij, që i shprehte dashurinë dhe i tregonte se i ishte krenar për lojën e aktorit.
“Babi të dua shumë, jam krenar për ty dhe vazhdo se je fituesi. Je shumë mirë, të përqafoj. Jam krenar për ty, për ne jashtë mos u shqetëso jemi shumë mirë”, ishte mesazhi i djalit të tij.
Ky moment ishte shumë i vështirë për Julin, i cili, i shtrirë në dhomën e ndenjes, nuk i mbajti dot lotët.
Banorët e tjerë iu afruan dhe po i qëndronin pranë për ta qetësuar.
Jul Deda ndodhet prej 13 janarit në atë shtëpi i izoluar dhe ende nuk ka takuar fëmijët e tij.
Rënia e Bashar al-Assadit, Turqia i zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në Siri