Aplikacion
“Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.
Kreu i qeverisë kritikoi kryebashkiakët për vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve, ndërsa tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhet. Sipas kryeministrit, nuk do të miratohet buxhet nëse në të nuk parashikohet pastrimi. Ndër bashkitë më të kritikuara nga Rama është Himara dhe kampione Lezha.