Aplikacion
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe përvojën e saj të re si prezantuese e emisionit të saj “Jonida’s Room”.
Vetëm pak javë më parë u mësua se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin. Sapo ky lajm u bë publik, u mësua se aktori i humorit e kishte ndërprerë marrëdhënien me Jonida Maliqin që në nëntor të vitit të shkuar.
Në intervistë ajo është shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës.
“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie, merr edhe jep.”-tha Jonida.
Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:
“I uroj jetë të lumtur çiftit!”
Ministri Hoxha sulmon mediat: Konfirmoj me përgjegjësi se s’ka autor të dytë në vrasjen e Martinit