zoom

Bota

Johnson i komentoi burrërinë/ Putin e ironizon, ja çfarë i thotë

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur komenteve që liderët e G7-ës bënë gjatë samitit të mbajtur në Berlin disa ditë më parë.

Gjatë samitit kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau u tallën me bëmat atletike të Putin e po ashtu, duke bërë shaka propozuan që të gjithë ata të imitonin fotot që lideri rus kishte bërë ndërsa shfaqej gjysmë i zhveshur.

Johnson i komentoi burrërinë/ Putin ironizon: Do ishte e neveritshme

Putin ironizoi duke thënë se do ishte e neveritshme që të shikoje Johnson të zhveshur për shkak të fizikut të tij jo të palesuar. Ai shtoi se të gjithë liderët mund të mbajnë një fizik të mirë po të duan, por kjo do të kërkonte heqjen dorë nga disa vese si abuzimi me alkoolin dhe ushqimin, që sipas tij liderët perëndimorë nuk e bëjnë dot.

Johnson i komentoi burrërinë/ Putin ironizon: Do ishte e neveritshme

“Kolegët [perëndimorë] që përmendët, i njoh të gjithë personalisht. Kjo nuk është periudha më e mirë në marrëdhëniet tona, kjo është e kuptueshme. Megjithatë ata janë të gjithë liderë, kështu që ata do të arrinin sukses nëse do të donin. Por ata duhet të punojnë vetë. Duhet të heqin dorë nga disa gjëra si abuzimi me alkoolin, festat ushqimin dhe ju e dini si janë ata me këtë gjë”– tha ai.