zoom

Bota

Joe Biden drejt tërheqjes nga gara presidenciale? Çfarë shkruan “New York Times”

Joe Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale përballë Donald Trump.

Një mundësi e tillë po përflitet nga mediat amerikane. Konkretisht, “New York Times” shkruan se Biden po e mendon braktisjen e garës për shkak të performanca së të dobët gjatë debatit presidencial.

Miqtë dhe armiqtë, sipas shkrimit të “New York Times, e kanë këshilluad Biden për këtë.

Biden u tha mbështetësve në një aktivitet të fushatës në Virxhinia të martën: “Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore”.

Ai shtoi se nuk e dëgjoi stafin e tij, u kthye dhe gati ra në gjumë në skenë.

“Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”, shtoi ai ndërsa pranoi: “Nuk e kam kaluar natën time më të mirë”.

Postime të lidhura