zoom

Slider

Jo vetëm në Angli/ Shqiptarët kapen me shtëpi bari në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar 8 persona me origjinë shqiptare dhe greke pas një operacioni anti-drogë. Media spanjolle MalagaHoy shkruan se tetë personat e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale, i cili kultivonte lëndë narkotike në “shtëpi bari”. Operacioni për goditjen e grupit kriminal u bë nga Garda Civile dhe u quajt “Klithma”.

Operacioni nisi pasi efektivët e policisë ranë në gjurmën e ekzistencës së një shtëpie të izoluar në qytetin e Torrox-it. Ndërkohë që pas disa hetimeve, efektivët zbuluan lëvizje të çuditshme në këtë shtëpi, ku personat e grupit kriminal hynin dhe dilnin nga ferma me automjete në ndryshme.

Janë sekuestruar rreth 1 mijë bimë marijuanë, 3 automjete, dokumente si dhe disa materiale të ndryshme. Të arrestuarit momentalish ndodhen në burg, dhe pritet që të dalin para gjykatës për të marrë dënimin e duhur.