zoom

Lajme

“Jo me fjalë, por me vepra” – Xhensila i përgjigjet Besit pas urimit për ditëlindjen e Ajkës?

Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt festoi këtë të premte ditëlindjen e saj të gjashtë.

Kjo është ditëlindja e parë që Ajka feston me prindërit të ndarë.

Si Besi, ashtu edhe Xhensila, kanë uruar me fjalët më të ngrohta vajzën, duke shprehur të gjithë dashurinë që kanë për të.

Detaji që bie në sy është që asnjë prej tyre në urim nuk ka përzgjedhur foto apo video kur ishin një familje dhe kur kalonin kohë të dy bashkë me Ajkën.

Po ashtu, fjalët e përzgjedhura ngjasojnë me kunja dhe kundërpërgjigje për njëri-tjetrin.

Besi në urimin e tij flet për situata të papritura në jetë dhe sprova, duke nënkuptuar ndarjen nga Xhensila, ndërsa fjalia e këngëtares “Bëj gjithçka për ty, jo me vepra por me fjalë”, është lexuar në rrjet si përgjigje për aktorin.

Urimi i plotë i Xhensilës për Ajkën:

Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty.