zoom

Të gjitha

Frymëzohuni! Ku e propozoi Ben Affleck Jennifer Lopez-in?

Pas 20 vitesh të ndarë dhe kur nuk mendonin se jeta do t’i bënte më ndonjëherë bashkë, JLo dhe Ben Affleck rinisën romancën e tyre që kësaj here po lulëzon më shumë se kurrë. Ata janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndaj Ben Affleck mendoi t’i propozojë edhe njëherë partneres, kur ajo s’e priste fare.

Ndryshe nga herën e parë, kësaj here propozimi ishte fare i thjeshtë dhe pa asnjë mundim. Por Jennifer Lopez e cilëson si gjënë më romantike në botë.

“Të shtunën në mbrëmje, në vendin tim më të preferuar (vaska), dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi. Për mua ishte tërësisht e papritur dhe thjesht e pashë në sy, buzëqesha dhe nisa të qaj duke menduar në kokën time sesi pas 20 vitesh, kjo po ndodhte sërish. Nuk i ktheva përgjigje fare, por ai e kuptoi dhe tha: “Ta marr si ‘Po’”? Patjetër që ishte një po!/L.K

/Zoom.al