Aplikacion
Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka konfirmuar ndarjen nga ish-sportisti i NFL.
“Eric dhe unë kemi jetuar të ndarë, një situatë të dhimbshme në martesën tonë,” tha 44-vjeçarja.
Ajo shtoi se: “Fëmijët tanë janë prioritet dhe po fokusohemi në atë që është më e mira për ta. Ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që na ka ardhur dhe vlerësojmë privatësinë.”
Lajmi vjen më pak se një javë pasi Simpson, e cila ka tre fëmijë me Johnson, postoi një selfie në Instagram dhe shkroi: “Jeta është e shkurtër. BËZËQESH sa të kesh ende dhëmbë😜”.
Johnson u vu re pa unazën e martesës në nëntor, afërsisht në të njëjtën kohë kur nënkuptoi që do të rkthehej në muzikë.
Simpson dhe Johnson u martuan në korrik 2014 pas katër vitesh lidhje dhe kanë tre fëmijë : vajzat Maxwell “Maxi” Drew , 12, dhe Birdie Mae, 5, dhe djalin Ace Knute , 11 vjeç.