zoom

Aktualitet

Jep dorëheqjen prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Ai ka dorëzuar dorëheqjen të mërkurën në Këshillin e Ministrave.

Nuk dihen ende arsyet pse Gjergj Prendi ka hequr dorë nga posti që e mbante prej muajit prill 2022.

Gjergj Prendi mori detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë pas lirimit nga detyra të Gjokë Jakut.

Ai ka mbajtur edhe më herët detyrën e prefektit të Lezhës, por u shkarkua nga detyra në Maj 2019 pasi qëndroi në këtë post rreth 18 muaj