zoom

Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen këtë të Enjte.

Kanë qenë punonjës të institucionit ata që kanë konfirmuar largimin e saj nga kjo detyrë, ndërsa janë të paqarta shkaqet e dorëheqjes.

Xhaja u vendos në krye të këtij institucioni rreth një vit më parë, si e komanduar, pas dorëheqjes asokohe të Rajmonda Dashit.

Ndërkohë nuk dihet ende emri i drejtuesit të ri të Agjencisë së Kadastrës së Durrësit.