Aplikacion
Shkarkimi i Threads është mbresëlënës. Shifra, rekord. Arsyet? Çdokush që ka një llogari në Instagram mund të lidhet me Threads pa i humbur ndjekësit.
Threads i Mark Zuckerberg po përpiqet të rivalizojë kështu Twitter-in e Elon Musk, i cili ka paralajmëruar edhe një betejë ligjore, për shkak te dyshimeve se kjo platformë ka kopjuar nga Twitter.
Beteja po bëhet edhe me emrat e njohur që po i bashkohen Threads.
I fundit është pronari i Amazon, miliarderi Jeff Bezos.
“Çfarë ushqimi sugjeroni si një mëngjes i mirë ‘hangover’? Jam duke pyetur për një mik”, shkroi Bezos në profilin e tij në Threads.
Hyrja e tij në këtë platformë u përshëndet nga vetë Zuckerberg, i cili i shkroi në koment: “Gëzohem që je këtu!”.