zoom

Të gjitha

“Je ndarë me Shkëlzenin?”, ja si përgjigjet Armina Mevlani

Armina Mevlani  para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 30-ë, e cila u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet.

Menjëherë pas festës u aludua se blogerja ishte ndarë nga Shkëlzeni, pasi ky i fundit nuk e uroi (të paktën jo publikisht) dhe as nuk u pa në postimet e saj.

Mirëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina publikoi videon më të bukur nga dita e saj speciale. Shihet se Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ditëlindje, e për më tepër çifti shfaqen duke kërcyer të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Por kjo nuk ka mjaftuar dhe bukuroshes i është drejtuar sërish pyetja a është ndarë me Shkëlzezin në një rubrikë në Instagram.

“Lajme false, jemi bashkë dhe shumë të lumtur”-shkruan Armina. Ajo është pyetur dhe nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje dhe ka zbuluar së është natyrale siç e ka bërë Zoti.