zoom

Ekonomi

Java e dominimit të Lekut, monedhat e huaja humbin disa pikë. Kursi i këmbimit për sot

Kjo javë që po mbyllet shfaqi ridominimin e Lekut ndaj monedhave të huaja në bursën e Exchange.

Në fillim ndali “hemorragjinë” dhe më pas fitoi pak terren.

Sot, më 10 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 96 lekë dhe shitet 96.8 lekë, me një rënie të lehtë.

Euro këmbehet me 103.5 lekë në shitje, në blerje me 104.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.7 lekë, dhe shitet me 121.6 lekë, duke shënuar rënien më të madhe nga valutat.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.2 lekë, në shitje me 110.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë dhe në shitje me 72 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja. /ZOOM.AL/