zoom

Të gjitha

“Jasmina Kadriu, vajza e marketingut” ?! Fansat “kryqëzojnë” Ardian Bujupin

Mos ndoshta Ardian Bujupi e ka kthyer Jasminën në gocën e marketingut ?! Epos ë fundmi fansat kanë vënë re shumë gjëra të dyshimta në lidhje me të dy të cilët kanë mohuar se janë çift.

Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane Sabrine Khan, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën.

E gjitha nisi nga videoklipi i tij “Tranova” ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën.

https://gorilla.cdnja.co/v/oe/oeq2G.mp4?token=LD3uth1dd3R-AQDdyTyJNg&expires=1655804670

Ndërkohë para dy ditësh ata janë shfaqur bashkë në ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës. Pamje nga festa janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit.

Pas kësaj, Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos.

Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. “T’i bëri të gjitha vizitat”- shkruan dikush me ironi teksa ky koment numëron mbi 500 pëlqime.

Ndërkohë, dikush shkruan: “Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh”, teksa një komentues shprehet: “Dhe ti nuk e le pa e falenderuar Jasminën, apo jo?” Të shumtë janë njerëzit që pyesin se ‘ku është Sabrine?’ Megjithatë, Jasmina mund të jetë sërish pjesë e klipit të tij dhe Ledrit dhe për këtë arsye janë parë sërish bashkë./L.K

/Zoom.al