zoom

Lajme

Japin dorëheqjen 3 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste

Tre kryetarë bashkish të Partisë Socialiste kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke hapur rrugën për një garë të re politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Zoom.al mëson se Agron Malaj i Bashkisë Mat, Ervin Demo i Bashkisë së Beratit dhe Termet Peçi i Tepelenës kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre, duke sinjalizuar ambicien për të kandiduar si deputetë në zgjedhje.

Kjo lëvizje duket se është pjesë e një strategjie të Partisë Socialiste për të përforcuar përfaqësimin e saj në Kuvend, duke afruar emra me mbështetje të fortë lokale.

Dorëheqjet vijnë në një moment kur PS është në fazën e fundit të mbylljes së listave të kandidatëve për deputetë. Zyrtarisht listat pritet të mbyllen të mërkurën padite, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në mesnatë, skadon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Po nesër do të mësohet nëse Edi Rama do të jetë në lista, apo do të qëndrojë jashtë parlamentit, për të parën herë pas vitit 2013.

Pritet që listat të shkaktojnë pakënaqësi në radhët e socialistëve, sic ishte rasti i deputetit Petro Koçi, i cili deklaroi se nuk do të jetë pjesë e tyre, pasi u la jashtë listave të mbyllura./ Zoom.al

Postime të lidhura