zoom

Bota

“Janë kthyer në qymyr”/ Ministri i Brendshëm bullgar, detaje nga tragjedia

Ministri i Brendshëm bullgar, Bojko Rashkov ka bërë një reagim për mediat, teksa ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari.

Gjatë një deklarate për mediat, Rashkov nga përshkrimi e ka bërë të duket se vendi i ngjarjes ishte një skenë e vërtetë horrori. Teksa sipas tij njerëzit ishin dëmtuar tërësisht dhe kjo ka bërë që viktimat të ishin të vështirë për t’u identifikuar.

“Nuk ka asgjë për të parë aty brenda. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë kthyer në qymyr. Tani duhet të identifikohen,” tha Rashkov.

Kujtojmë se tragjedia ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë mbetur të vdekur 45 persona dhe vetëm 7 të mbijetuar.

Postime të lidhura