zoom

Të gjitha

“Jam shumë krenar për arritjet e tua”/ Mozzik i bën kërkesën publike këngëtares së famshme

Dy net më parë, Dua Lipa elektrizoi skenën e “Sunny Hill Festival”, ndërsa mbrëmjen e djeshme iu bashkua familjes dhe i shijoi performancat e kolegëve si publik.

E teksa këngëtarja e famshme shqiptare ndodhet në vendlindje, Mozzik i ka bërë në kërkesë publike. Përmes një postimi në “Instastory”, reperi i njohur i kërkon 26-vjeçares të vizitojë Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar reperi në një imazhi nga Prekazi.

.

“Jam shumë krenar për arritjet e tua”/ Mozzik i bën

Sakaq kujtojmë që ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Dua Lipën ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruante se Lipën e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.