Aplikacion
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Klea Prenga duket se e ka marrë veten pas sulmit, ndërsa shenjat në fytyrë i duken shumë pak.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha mbrëmjen e 9 gushtit në një lokal në Tiranë.
Ngjarjen e denoncoi vetë Prenga, duke postuar foto të çarjeve që kishte marrë në fytyrë pas sulmit me shishe qelqi.
Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim motrat Berisha si edhe sekuestroi dy makinat e tyre.
Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.