zoom

Aktualitet

Ja pse ishte e jashtëligjshme shpallja e 4 të vrarëve më 21 janar “Dëshmorë të Atdheut”

Gazetari i njohur Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë një analizë të thjeshtë se përse shpallja dëshmorë e katër qytetarëve të vrarë më 21 janar është e jashtëligjshme.

Ai shkruan:

Askush nuk flet. Por shpallja deshmor e kater qytetareve qe humben jeten ne 21 janar eshte totalisht e paligjshme.

Ligji per statusin e deshmorit te atdheut i ka te percaktuara qarte kriteret se kur jepet statusi i deshmorit. Kur ke rene ne lufte per mbrotjen e Atdheut, kur ke rene ne krye te detyres etj etj.

Ka nje nen qe flet per shtetasit shqiptar qe humbasin jeten ne tubime paqesore per respektimin e te drejtave themelore te njeriut. Po nuk eshte rasti. Nuk u mbrojt asnje e drejte apo liri themelore e njeriut ne protesten e 21 janarit. Ishte nje proteste politike e drejte. Por kaq.

Paralelisht, nese meritojne statusin e deshmorit 4 qytetaret e vrare ne 21 janar, po Klodian Rrasha pse nuk e meriton? Shteti e vrau edhe ate. Madje pa asnje shkak.

Viktimat e 21 janarit kerkojne drejtesi. Dhenia e statusit te deshmorit eshte tallje e peshtire per te bere politike. Se ketu eshte bere rruge. Shteti i blen padrejtesite qe ben me leke dhe me ofiqe. E tregtojne jeten e njeriut njesoj si ne pazarin e gjese se gjalle.

E neveritshme.