Aplikacion
Por kjo foto e publikuar sot në rrjetet sociale i ka rrëzuar deklaratat e Ramës.
.
Fotografia tregon se Rama e përdor avionin e shtetit shqiptar për familjen e tij. Ai është fotografuar në Zvicër duke zbritur me djalin.
Nuk dihet kur është bërë fotoja, por Rama është nisur sot paradite për në New York dhe me gjasë mund të ketë bërë një ndalesë në Zvicër.
Hakerat iranianë kanë zbuluar se kryeministri shqiptar ka udhëtuar 140 herë me charterin e pagëzuar me emrin Ismaili.
Opozita thotë se ka shpenzuar 22 mln euro, ndonëse ajo s’e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë çështje.
Zoom.al ka provuar se një avion si i Ramës shpenzon 15 mijë USD në një orë fluturim. Ai është një avion luksoz me dhomë gjumi dhe me 12 anëtarë ekuipazhi, të cilin nuk e kanë as kryeministra të vendeve anëtare të BE.
Zoom.al ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet shqiptare të tregojnë se sa para paguhen për udhëtimet luksoze të kryeministrit me avionin charter, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të japë të dhëna.
Ka dyshime se pas charterit të Ramës të qëndrojë kompania Air Albania, e cila, ndonëse është përmendur vazhdimisht për këtë çështje nuk e ka sqaruar asnjëherë pozicionin e saj. /Zoom.al