Aplikacion
Pas udhëtimit të tyre në liqenin e Comos, çifti u nis për në Milano. Ylli i “Marry Me” dukej elegante e veshur me të bardha duke vënë në pah trupin e tonifikuar. Jennifer dhe Ben u martuan në pronën e tij në Gjeorgji më 20 gusht dhe u nisën për në Italinë e Veriut pak ditë më pas.
Shoku i Ben, Kevin Smith tha se ai nuk ka qenë kurrë më i lumtur që kur u martua me Jennifer. Regjisori ishte mes të ftuarve në dasmën luksoze të çiftit. “Ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur. E kam parë atë djalë të jetë i lumtur, por gëzimi i pastër që rrezatonte nga fytyra e tij ishte absolutisht i paharrueshëm,”, tha ai./zoom.al/