Aplikacion
Autoritetetet e Tel Avivit thanë se kryen një sulm ajror preçiz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e grupit militant.
Nga kjo goditje kanë humbur jetën edhe komandantë të tjerë të Hezbollahut.
Nasrallahu e ka udhëhequr këtë grup për më shumë se tri dekada.
Mediat izralite raportuan sot në mëngjes që edhe vajza e Nasrallahut është vrarë nga bombardimet.
Izraeli ka vijuar me goditjet edhe mëngjesin e kësaj të shtune kundër atyre që i cilësoi si shënjestra të Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në lindje të Luginës Beka të Libanit. Ndërsa grupi militant lëshoi dhjetëra raketa drejt Izraelit.