zoom

Bota

Izraeli vret numrin dy të Hamasit dhe sulmon Bejrutin, luftime të ashpra në Liban

Shpërthimi i madh në Bejrut dje, po pason një përshkallëzim të luftimeve midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në kufirin e Izraelit dhe Libanit që nga 7 tetori. Teksa raportohet edhe vrasja e numrit dy të Hamasit gjatë përleshjeve dhe ndjekjes nga forcat ushtarake.

Ushtarët izraelitë dhe luftëtarët e Hezbollahut janë vrarë në shkëmbimet ndërkufitare dhe Izraeli ka evakuuar mijëra civilë nga veriu, afër kufirit me Libanin.

Në fund të muajit të kaluar, ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz tha se forcat izraelite do të vepronin për të hequr Hezbollahun nga kufiri nëse sulmet e tij vazhdojnë.

Hezbollahu është një organizatë terroriste e cilësuar nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe. /ZOOM.AL/