zoom

Bota

Izraeli sulm hakmarrës kundër Iranit

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë.

Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar në tokën e armikut të tij të përbetuar.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthime janë dëgjuar më 19 prill afër qytetit të Isfahanit.

Një video e publikuar nga CNN dhe video të publikuara në rrjetet sociale shfaqën shpërthime të mëdha, që u raportua se kanë ndodhur afër Isfahanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, raportoi se shpërthimet ishin pjesë e zjarrit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit. Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera dhe nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur nëse Izraeli nisi një sulm.

Izraeli nuk ka komentuar menjëherë raportimet për sulm./REL