zoom

Bota

Izraeli sulm ajror në kampin e refugjatëve në Rafah: Kemi vrarë dy liderë të Hamasit

Dhjetëra njerëz janë vrarë e plagosur nga një sulm ajror në një kamp refugjatësh në zonën Rafah, ka deklaruar ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar dy liderë të lartë të Hamasit në një nga kampet.

Sulmi erdhi disa orë pasi Hamasi lëshoi ​​tetë raketa nga Rafah drejt Tel Avivit, sulmet e para me rreze të gjatë në qytet që nga janari.

Në një deklaratë të lëshuar pas shpërthimit brenda Gazës, IDF tha se kishte “eliminuar” dy figura të larta të Hamasit – Yassin Rabia dhe Khaled Nagar – në një sulm “të saktë” ajror “në veri-perëndim të Rafahut”.

IDF u shpreh se se kishte shënjestruar militantët e Hamasit me armë precize.

Autoritetet e drejtuara nga Hamasi deklaruan se 35 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një kamp për palestinezët e zhvendosur në veri-perëndim të Rafahut, larg operacioneve të fundit ushtarake në një zonë të sigurt humanitare.