zoom

Bota

Izraeli shpall “fitoren” ndaj Covid-19! Heq maskën edhe në ambientet e mbyllura

Izraeli mbetet një prej shteteve lider në botë lidhur me mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë kundër  Covid-19. Situata epidemiologjike është totalisht në kontroll dhe pas heqjes së kufizimit të mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, tashmë në Izrael do të mund të qëndrohet dhe në ambiente të mbyllura pa barrierën mbrojtëse.

Kjo masë erdhi si pasojë e përmirësimit të bilancit ditor të të infektuarve dhe fataliteteve nga pandemia, ku Izraeli gjithashtu mban kryesimin dhe në listën e personave që ka vaksinuar më shpejt pjesën më të madhe të popullsisë së rritur.

Kufizimet mbeten në fuqi për punëtorët dhe vizitorët e pavaksinuar, azilet, personat në karantinë ose pasagjerët e avionëve, të cilët do të duhet ende të mbajnë maskë.