zoom

Bota

Izraeli rrafshon Rafahun me 200 raketa, dëshmitë e të mbijetuarëve

Një biznesmen në Gaza ka përshkruar frikën që ndjeu teksa forcat izraelite goditën Rafahun.

Emad, baba i gjashtë fëmijëve, tha se ajo ishte “nata më e keqe” që kur mbërriti në Rafah muajin e kaluar.

“Vdekja ishte aq afër. Predha dhe raketa ranë 200 metra larg kampit tonë”, tha ai.

Emad deklaroi se operacioni ishte një sulm i befasishëm tokësor, ndërsa i bëri thirrje botës të veprojë lidhur me veprimet e Izraelit në Gaza.

“Unë dhe familja ime kemi bërë lutjet tona të fundit. E gjithë bota dënoi planet e Izraelit për të pushtuar Rafahun. Ata po shkatërrojnë qytetin para se ta pushtojnë atë. Çfarë po bën bota tani? Vetëm po shqetësohet”, tha ai. /ZOOM.AL/