zoom

Bota

Izraeli nuk ndal sulmet në Liban pas vrasjes së liderit të Hezbollahut! Irani zotohet të hakmerret

Izraeli thotë se ka goditur “dhjetëra” objektiva të tjerë të Hezbollahut gjatë natës, një ditë pasi njoftoi vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Mediat libaneze thonë se të paktën 15 persona u vranë në sulmet e natës.

Udhëheqësi suprem i Iranit deklaroi se vdekja e Nasrallah “nuk do të kalojë pa u hakmarrë”.

Ajatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie në Iran si përgjigje ndaj asaj që ai e quajti “martirizimi i Nasrallahut të madh”, duke e përshkruar si “një rrugë dhe një shkollë mendimi” që do të vazhdonte.

Çelësi për atë që do të ndodhë më pas në Lindjen e Mesme është ajo që vendos lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei.

Nasrallah ishte një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se vdekja e tij është një “masë drejtësie për viktimat e tij të shumta” dhe bëri thirrje për  armëpushim.

Si Hezbollahu ashtu edhe Hamasi janë përcaktuar si organizata terroriste nga Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera.